4. BRETKOSA N’DEF…

E bleva nji sallatë 500 gr. Morra nji enë t’thellë, e mbusha me ujë,
ia qita disa pika uthullë t’bardhë, e hapa kesen e futa sallatën.
Me shpinë kah lavamani tu e vu bukën mbi tavolinë, kur buuup diqka
si një dorë e burrit m’ra shpinës. Thash, koka fsheh dikush e tash dul me
m’mbyt. Deshta me marrë turr kah dera kur çka me pa?
Bretkoca! Prej sallatës, n’shpinë, n’tokë, e para kambëve
m’këqyrke drejtë n’sy. Shkova e thirra mikun tim n’telefon:
– Dy minuta i ki, fol, se jam tu dal me shokë!
– Unë jam tu tranu, e ti po mi ngjeh minutat a?
– Pse moj, çka ki?
— M’ka dal bretkoca n’sallatë asht tu m’këcy nëpër kuzhinë!
– A s’po mundesh me e nxan a?
– Ti, a po nin që asht kah m’këcen?
– Merre nji peshqir,qitja sipër nashta e zenë!
– Badihava.
– A zune a?
– Jo, jo! Hala po m’këcen!
– A di çka! A ki def?
– Po.!
– Ani, merr e bjeri, lodhet tu këcy, ngjitja kllap e gjuje.
– A po a? Po ti m’pshtove me ftyrë, bre!
– Po, çka me t’ba moj? Shyqyr ty bile po t’këcen,.
Unë kam harru kur m’ka këcy naj send!

      5. SHOKU DHE SHABANI

– Shaban, hajde t’hyjmë ta pijmë ka
nji kafe!
– Ja, tybe s’muj hiq me hyre. S’jam n’terezi.
– Pse burr, çka u ba?
– Le se m’denun policia 60 euro veq
që se pata vnu rrypin. Nanën ma kanë Q***
– Kukuuu bre po t’paskan sosë! Ani, a e
pate nanën me veti a?