TEK SHESHI “SHTRAUS”
Nden kumbullat e kuqe
ne ndenjesen e drunjte
qante nje burre
Ne ndenjesen perbri
nje shok i tij
plagen e hapur
nga renia e lire e nje petaleje
lante me lot.
Pakëz me tej
një tjetër burrë
monedhën e vetme
ngjitur si ne tutkall
ne astarin e xhepit
se nxirrte dot.
Me tej një tjetër
pastaj një tjetër
dhe një tjetër….
Te ndenjësja e fundit
Bukowski i dehur
mërmëriste si papagalli
“Ku ka burra sot…!?”
VETES
Palosi me kujdes flatrat e ëndrrës
vendosi në raftin e veshjeve të gjumit
dhe mbath këpucët me taban të mençur
qe ecin rrafsh me shpinën e tokës.
Kur jashtë të dalësh
puthiti mire dyer, grila e dritare.
Mos i beso ligjëratës së gjatë të shitësit,
por bliji frutat me krimb brenda,
ai dëshmon për torfën e kopshtit
dhe ndershmërinë e kopshtarit.
Kujdes me bukën
kujdes me verën
kujdes me ujin
kujdes me miqtë
kujdes kujt puthje i dërgon
me te devotshmit për dashuri
janë qeni i komshiut
dhe macja e shtëpisë.
Kujdes vetja ime e dashur me dritën
sidomos me dritën
se pasi ka verbuar veten
vishet me fjale
që shkëlqejnë nga përdorimi i tepërt
të hyn nga ndonjë e plasaritur e fasadës
dhe te verbon.
Kujdes e dashur me cilësinë
me cilësinë e dritës sidomos.

Lascia un commento