LEMËZAT E TUA…
Kur të nisesh kah unë me ardhe,
një lule malli bjerma mua.!
Që të mos vyshket e ti ik’ aroma,
njome gjat rrugës me buzët e tua.!
Në të zëntë gjumi në ndonjë hije.
Mbaje në gji e kujtomë!
Mua këndej do të më zër’ lemëza.
Lemëzat e tua shpesh më ngacmojnë…
Nje lule malli, bjer për mua,
Të jet e bukur, si sytë e tua…
NDIGJOMA NJI FJALE PLAKU…!!
Bashke me doren ia thashe edhe fjalen.
Si te kam or mik.?
Jetojme, me tha menjehere.!
Nje kafshate buke e kam.
Shyqyr edhe borxh nuk jam.!
Ndigjoma nje fjale plaku.
Une jam me i vjeter ,me floke te bardhe.!
Uroj vec nje deshire.
Te jemi e te kemi femijet shendoshe e mire.!
Pasuria mor lum miku,
duhet sa te jetosh krye nalte.!
Ja ku i kemi ata mbi krye,
femijve t’fukarase u hijne ne hake.!
Njeriu qe ashte njeri.
Njiher ngopet ,s’ ashte ari.!
Kta vec hane ,
Si more ‘splasen e su cane….!?
S’kam per bes c’ka me t’thane.
Ke qa hall per fukarane.!
Por, thone kush fukarase i hine ne hak,
nji dit do ta vjell gjak…….!!

Lascia un commento